0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Blerim Latifi: Vetëm një Gjykatë Speciale mund ta çmontonte sistemin e zhvatjes në Kosovë

Rekomandime

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, me anë të një shkrimi në Facebook thotë se vjedhja e 2 milion eurove tregon qartë se pse partitë politike vendosin në pozita kyqe besnikët e tyre.Ai thotë se kjo ndodh që ata të jenë pjesë e sistemit të zhvatjes së buxhetit të shtetit.

Tutje Latifi thekson se vetëm një Gjykatë Speciale me hetues perendimorë mund ta çmontonte këtë sistem të zhavatjes i cili tashmë është sofistikuar.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Vjedhja mafioze e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit na e bën të qartë arsyen se pse partitë politike në Kosovë, sidomos grupet klienteliste brenda tyre, luftojnë aq shumë që t’i vendosin besnikët e tyre në pozitat kyçe të administratës publike, në sekretariatet e ministrive, në bordet e ndërrmarrjeve publike, në zyrat e prokurimeve publike.

Pra, që të jenë pjesë e sistemit të zhvatjes së buxhetit të shtetit, sistem i cili tanimë është aq shumë i sofistikuar, saqë vetëm një gjykatë speciale, me hetues perëndimorë, do të ishte në gjëndje ta çmontonte.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit