1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Blinken uron 17 shkurtin, ShBA-të qëndrojnë në krah të Kosovës

Rekomandime

Sekretari amerikan, Anthony Blinken ka uruar shtetin e Kosovës në 14 vjetorin e Pavarësisë.

Blinken ka deklaruar se në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përgëzon popullin e Kosovës, teksa festohet 14 vjetori i Pavarësisë, si shtet sovran dhe i pavarur.

- Advertisement -

“Partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet ShBA-ve dhe Kosovës i ka rrënjët në vlerat tona të përbashkëta demokratike. Si një nga demokracitë më të reja në botë, Kosova dhe qytetarët e saj me të drejtë janë krenarë për përparimin që keni bërë gjatë këtyre 14 viteve. Nga ana jonë, ne jemi krenarë t’ju mbështesim në këtë përpjekje”, deklaroi Blinken.

Tutej ai tha se përderisa pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakthyeshme dhe të pacenueshme, ndërtimi i institucioneve demokratike dhe gjithëpërfshirëse që ofrojnë për të gjithë qytetarët kërkon këmbëngulje.

ShBA-të qëndrojnë në krah të Kosovës ndërsa ajo punon për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj.

- Advertisement -

Ne presim që Kosova me të drejtë të zërë vendin e saj përkrah fqinjëve të saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike dhe ritheksojmë mbështetjen tonë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si një mënyrë për të arritur një marrëveshje për marrëdhëniet e normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke”, shtoi ai.

Blinken tha se janë mirënjohës për lidershipin e Kosovës përtej kufijve të saj-për bujarinë në pritjen e afganëve dhe kontributet për sigurinë dhe stabilitetin global.

- Advertisement -

Uroj paqe, prosperitet dhe shëndet të mirë për popullin e Kosovës, ndërsa vazhdoni rrugëtimin tuaj demokratik dhe ne e forcojmë më tej miqësinë tonë të palëkundur, së bashku”, përfundoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit