1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Bllokim të aseteve dhe llogarive bankare, çfarë përfshijnë sanksionet kundër Dodikut

Rekomandime

Sot Departamenti amerikan i Thesarit, ka vendosur sanksione ndaj Milorad Dodik dhe televizioni “Alternativa” i kontrolluar prej tij, teksa Departamenti amerikan i Shtetit bëri të ditur detaje për pasojat e sanksioneve të vendosura.

Sanksionet e reja përfshijnë bllokimin e aseteve dhe llogarive bankare.

- Advertisement -

Po ashtu, sanksionet përfshinë edhe një varg ndalesash të tjera.
“Si rezultat i aksionit të sotëm, të gjitha pronat dhe interesat në pronë të të sanksionuarve të listuar më sipër që ndodhen në SHBA ose apo kontrollohen nga një shtetas amerikan janë bllokuar dhe duhet të raportohen në OFAC (Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja)”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Thesarit.

“Të gjitha transaksionet e kryera nga qytetarët e SHBA-së, ose brenda Shteteve të Bashkuara (ose në tranzit përmes Shteteve të Bashkuara) që përfshijnë çdo pronë ose të drejtë pronësie të personave të listuar ose të sanksionuar ndryshe janë përgjithësisht të ndaluara, përveç rastit kur OFAC ka lëshuar një leje ose përjashtim të përgjithshëm ose specifik. Ndalimet zbatohen për kontributin ose dhënien e fondeve, mallrave ose shërbimeve nga, për ose në dobi të çdo personi të sanksionuar, ose marrjen e ndonjë kontributi ose fondi, mallrash ose shërbimesh nga një person i tillë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit