4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Bogujevci i beson shkencës: Unë kam vendosur të bëhem nënë pa pasur burrë

Rekomandime

Nënkryetarja e kuvendit Saranda Bogujevci, i ka reaguar ashpër deputetit të VV-së, Visar Korenicës i cili tha se është kundër ligjit për riprodhim pasi sipas tij cenhet familja.

- Advertisement -

Deputetja e VV-së, Bogujevci, tha se ajo ka vendosur t’i besojë shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë.

“E mora fjalën vetëm për ti sqaru disa gjana pa dashur të futem në replika, mendoj që është ligj tepër i rëndësishëm e kemi diskutuar shumë herë në rrafshe të ndryshme, kur i rregullojmë gjërat në shoqërinë tonë sa e lehtë është të merret kur vendimet munden me derteminu për neve si gra qysh vendosim ta jetojmë ne jetën tonë, dicka që nuk parashihet me pjesën e burrave.

Unë po dua të jem e sinqertë dhe ta them edhe publikisht që përderisa unë nuk e kam pasur mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore ose cfardo forme tjetër, kam dasht të bëhem nënë edhe unë duhet të jem e limitume në bazë të asaj që e the vetëm pse një shoqni mendon se një normë duhet të jetë në një formë të caktume. Përderisa unë kam dashtë të bëhem nënë për mua ka qenë me rëndësi cfarë ka ofruar shkenca me ma mundësu atë të drejtë e jo me ma determinu një burrë, që unë duhet medoemos të kem një burrë me të cilin martohem për tu bërë nënë”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit