-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Bogujevci ia përmendi mizorinë ndaj familjes së saj, Arben Gashi tregon për përpIasjen me Daçiqin në Kretë

Rekomandime

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka folur pas zhvillimeve në Komitetin për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës që po mbahet në Kretë.

”Ne nuk kemi bërë asgjë të jashtëzakonshme, ne kemi bërë punën tonë, në përfaqësimin e Kosovës. Në këtë takim patëm një ballafaqim me Daçiqin”, tha Gashi.

- Advertisement -

Sipas Gashit, Daçiqi u mundua që të mos lejoj që Kosovës t’i jepet fjala. Pas kësaj, Gashi tregoi se ata kanë kundërshtuar Daçiqin, duke shtuar se kanë “deklaruar se si mund të flasim për vlera, kur Kosova të mos jetë në këto sesione e forume”.

Ai tha se përplasja me Daçiqin ishte për çështjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

”Unë i thash që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka legjitimuar pavarësinë e Kosovës, dhe ka konstatuar se Kosova është rast “sui generis””, tha ai në Kanal 10.

- Advertisement -

Ai tha se deputetja Saranda Bogujevci ka pasur një paraqitja shumë të mirë.

Gashi tregoi se si Bogujevci i tha Daçiqit se regjimi i Millosheviqit ku ishte pjesë edhe vetë kryetari i Kuvendit të Serbisë, ia ka shuar thuajse tërë familjen.

- Advertisement -

”Patëm një paraqitje dinjitoze”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit