Florian Marku e ka mbrojtur me shumë sukses titullin kampion.Boksieri shqiptar e ka mposhtur kundërshtarin e tij, britanikun Chris Jenkins.
Ishte një seri e fuqishme goditjesh që i dha fitoren atij.
Megjithatë, boksier Chris Kongo e ka nënçmuar atë pas meçit, duke thënë se do ta shkatërronte boksierin shqiptar.
“Ai ishte duke humbur.
Me këtë performancë unë e shkatërroj atë.
Vetëm shikoni paraqitjet e mia.
Madje, nëse e shohim kështu, ai s’mund t’i lidhë as këpucët e mia”, tha Kongo.
“He couldn’t even lace up my boots!”@2SlickChris Kongo wants Florian Marku next! 🔥🔥#MarshallHermans pic.twitter.com/iMCIYLLHjs
— Sky Sports Boxing (@SkySportsBoxing) April 2, 2022