Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, e ka nisur me fitore turneun kualifikues europian për Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.
Kampionia ballkanike dhe reprezentuesja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj boksierjes nga Gjermania, Mta Kleinhas.
Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, e fitoi këtë meç në kategorinë deri në 60 kilogramë, teksa tani duhet të pres për meçin e radhës.
Synimi i boksierës kosovare është që të mbledhë pikët e nevojshme për Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.