4.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Bondsteel-i sa troha: 10 bazat më të mëdha amerikane në botë

Rekomandime

Para jo më larg se një jave, ShBA-ja po sulmohej nga Irani në dy baza ajrore në Irak nga të cilat megjithatë nuk u raportua për të vdekur apo për të lënduar. Kjo bëri që shumë njerëz të mendojnë se edhe Kosova ndodhet në rrezik duke pasur “bazën më të madhe ushtarake në Ballkan”.

Por, në fakt Kampi i Bondsteel-it është fare i vogël në krahasim me bazat e tjera ushtarake të ShBA-ve në botë. Është e vërtetë se është baza më e madhe amerikane ushtarake në Ballkan por megjithatë sipërfaqja e saj mbulon vetëm 955 hektarë ose 3,86 kilometra katrorë.

Bondsteel është baza e 46 më e madhe ushtarake amerikane në botë, shkruan Periskopi.

- Advertisement -

Ndërkohë, këto janë 10 bazat më të mëdha ushtarake:

10.Iwakuni, Japoni

Sipërfaqja e këtij kampi është 7 mijë e 111 hektarë ndërsa vlera e bazës llogaritet të jetë 7 miliardë e 200 milionë dollarë.

- Advertisement -

9.Sasebo, Japoni

Me sipërfaqe prej 7 mijë e 773 hektarësh, ky kamp strehon marinën ameirkane dhe ka një vlerë prej 1,8 miliardë dollarësh.

- Advertisement -

8.Kampi Gonsalves, Japoni

Ky kamp ka 9 mijë e 40 hektarë dhe ndodhet afër qytetit të Henoko Okinawas. Vlera e përgjithshme e tij llogaritet të jetë 43,1 milionë.

7.Kampi Hansen, Japoni


Ky kamp ka një sipërfaqe prej 12 mijë e 37 hektarësh dhe ka vlerën e 2,7 miliardë hektarësh.

6.Kampi Santiago, Puerto Rico

Ky kamp ka një sipërfaqe prej 14 mijë e 650 hektarësh dhe ndodhet afër qytetit të San Juanit në Puerto Rico dhe strehon ushtrinë amerikane. Por, vlera e tij nuk është aq e madhe me vetëm 471 milionë e 100 mijë dollarë.

5.Baza e Marinës Guam Tinian, Ishujt e Marianas Veriore

Kjo bazë ka 15 mijë e 119 hektarësh dhe kishton vetëm 1 milionë dollarë.

4.Baza e forcave ajrore Anderson, Guam

Kjo bazë ajrore shtrihet në 16 mijë e 117 hektarë dhe ndodhet afër qytetit të Yigos në Guam. Vlera totale e saj është 8,7 miliardë dollarë.

3.Stacioni Detar i Guantanamos, Kubë

28 mijë e 817 hektarë dhe vlen 4,6 miliardë dollarë.

2.Kampi Fuxhi, Japoni

33 mijë e 384 hektarë dhe ndodhet në Fuxhi. Ka një vlerë prej 432 milionësh.

1.Baza ajrore Thule, Grenlandë

Kjo bazë ka një sipërfaqe prej 233 mijë e 34 akrash dhe ndodhet në Grenlandë. Vlera e saj mendohet të jetë 4 miliardë e 700 milionë dollarë.

Kjo bazë është po ashtu fare afër arktikut dhe po ashtu është baza më veriore amerikane. Kjo bazë ishte ndërtuar për qëllime mbrojtëse gjatë Luftës së Ftohtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit