0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Borell do të djersitet të hënën para Parlamentit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi

Rekomandime

Ministri i Punëve të Jashtme i Spanjës, Josep Borell, është emëruar në postin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Borell të hënën do të paraqitet përpara Komitetit për punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, dhe do të merret në pyetje për gati 3 orë nda deputetët.

- Advertisement -

Një gjë e tillë do të bëhet për të testuar përshtatshmërinë dhe gatishmërinë e tij për të marrë në dorë një nga funksionet më të rëndësishme të Bashkimi Evropian. Njëra nga temat kryesore për të cilën do t’i kërkohen përgjigje nga Borell do të jetë edhe çështja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Gjatë kësaj seance tre orëshe Ministri i Jashtëm spanjoll do të merret në pyetje në lidhje me planet e tij për zgjidhjen e problemit të Kosovës, dhe vazhdimit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Kështu i kanë thënë agjencisë së lajmeve ‘tanjug’, burime nga Parlamenti Evropian, transmeton Gazeta Express.

Nëse Borell merr dritën e gjelbër nga Parlamenti Evropian ai atëherë automatikisht do të marr rolin e ndërmjetësuesit në dialogun Prishtinë-Beograd.

- Advertisement -

Ndërkohë pas emërimit të Richard Grenell që u bë dje nga Donald Trump, pritet që edhe Borell të përcaktojë një Përfaqësues Special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një gjë të tillë e ka thënë edhe sot për Gazetën Express, eksperti për Ballkanin Perëndimor, Dushan Janjiq. Ai ka thënë se po pritet që të instalohen insitutcionet e reja të BE’së dhe më pas do të përcaktohet edhe me emisarin special të BE’së.

- Advertisement -

Vendimi, në rast se emërohet, do të merret nga Borell dhe nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Aktualisht ende nuk dihet nëse Borell do të merr ndonjë vendim të tillë, ndërkohë seanca e të hënës para Parlamentit Evropian do të jetë determinuese.

Me zgjedhjen e Borell si ndërmjetës në negociatat në mes të Prishtinës dhe Beogradit, do të jetë hera e parë në histori të bisedimeve që kryenegociatori të jetë nga një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Një gjë e tillë është parë si jashtëzakonisht problematike edhe nga institutet gjermane për politikë të jashtme, pasi Borell vjen nga rajoni i Katalunisë dhe për çudi është kundër pavarësisë së rajonit prej nga vjen.

Megjithatë në Bruksel thonë se Borell politikën e jashtme të Spanjës duhet ta lë në Madrid dhe në Bashkim Evropian ai duhet të mbajë pozicion të paanshëm sa i përket Republikës së Kosovës.

Borell do të marrë detyrën e tij nga 1 nëntori, ku do ta zëvendësojë shefen e deritashme të Politikës së Jashtme të BE’së, Federica Mogherinin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit