4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Borell ka folur për ndarjen e Kosovës në Berlin – Veton Surroi tregon detajet

Rekomandime

Publicisti Veton Surroi, në një shkrim autorial të publikuar sot ka zbuluar detaje nga një takim që shefi aktual i diplomacisë së BE’së Josep Borell, ka pasur me disa ekspertë të njohur evropianë në Berlin para disa javësh.

- Advertisement -

Siç shkruan Surroi në këtë takim spanjolli Borell kishte hapur temën e korrigjimit të kufijve duke pyetur nëse do të ishte zgjidhje e mirë që Serbia të merrte veriun e Kosovës.

Ndërkohë përgjigja negative e ekspertëve dhe vërejtja se një lëvizje e kufijve do të hapte “Kutinë e Pandorës” e kishte shtyrë Borellin të ngriste pyetjen tjetër se ‘si bëhet që Serbia të fitojë diçka?”, raporton Gazeta Express.

“Para ca javësh, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell, u takua me ekspertë të njohur evropianë në Berlin dhe, sipas disa pjesëmarrësve, pyeti se a do të ishte zgjidhje që Serbia ta merrte pjesën veriore të Kosovës, mori përgjigje se kjo nuk do të ishte zgjidhje, por hapje e kutisë së Pandorës dhe atëherë konstatoi: “Po, si të bëhet që Serbia të fitojë diçka?”, ka shkruar Surroi.

- Advertisement -

Tutje në këtë shkrim Surroi ka vënë në pah mos koordinimin Bruksel-Ëashington sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Ai thotë se veprimet e Borellit dhe Grenellit në kontekstin e Rubikut, ngjajnë me atë që secila palë dëshiron që të rregullojë me një ngjyrë anën e vetë të rubikonit.

“Në kontekstin e kubit të Rubikut, biseda e Borellit dhe letër-synimet e Grenellit nuk janë fare të koordinuara. Janë përpjekje që Borelli të vendosë, për shembull, murin e ngjyrës së kuqe, me një zgjidhje që, të themi, do ta kënaqte Serbinë ndërsa Grenelli murin e ngjyrës së verdhë me zgjidhje pragmatike që ofrojnë përparim ekonomik për të dy vendet, siç thekson ambasadori”, ka shtuar tutje publicisti kosovar.

- Advertisement -

Surroi thotë se pyetja e Borellit se si t’i bëhet që të fitojë diçka Serbia nga dialogu i ngjanë një logjike të pazarit ku ofrohen zbritje me qëllim të realizimit me sukses të shit-blerjes.

Përveç kësaj, publicisti kosovar thotë se një pyetje e tillë tregon për mentalitetin se meqë Kosova është e pavarur atëherë edhe duhet të jap diçka.

Tutje Surroi thotë se nëse vazhdohet me një mentalitet të tillë, atëherë do të vazhdohet edhe lëmshi tre vjeçar që e kishte lënë Federica Mogherini si shefe e diplomacisë së BE’së.

“Konceptualisht, nëse Komisioni i ri Evropian vazhdon me pyetjen e njëjtë që e bëri edhe Mogherini, dhe bëri lëmshin trevjeçar të bisedave mbi harta, do të vazhdojë të përpiqet të kuptojë pse kur e rregullon ngjyrën e kuqe nuk mund t’i rregullosh ngjyrat e tjera”, ka shkruar Veton Surroi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit