1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Borell: Kosova e pranon Asociacionin, ka marrëveshje Kosovë-Serbi

Rekomandime

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell ka folur për mediat pas një serie të gjatë takimesh në Ohër me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin serb Aleksander Vucic.

Pas takimeve Borell ka deklaruar se palët janë pajtuar për të respektuar të gjitha Nenet, përfshirë edhe Nenin 11 ku flitet për marrëveshjet e kaluara nga dialogu, ku përfshihet edhe Asociacioni.

- Advertisement -

Ne kemi pasur nje dite te gjate. Shpreh falenderimin per pritjen nga miqte maqedonas. Synimi sot ishte qe palet te merren vesh se si te implementohet marreveshja qe u pranua me 27 shkurt. Sot ceshtja ishte se si te implementohet. Kjo nenkupton se si duhet te behet, nga kush, dhe kur. Kemi diskutuar per 12 ore. Kemi marreveshje se si ta bejme. Palet jane pajtuar per Aneksin e Implementimit. Palet jane pajtuar te respektojne te gjitha Nenet e marrëveshjes dhe të implementojnë të gjitha obligimet. Ky rezultat erdhi pas negociatave te veshtira”, ka deklaruar Borell.

“Per te implementuar Nenin 7, Kosova eshte pajtuar te nis menjehere negociatat me BE-ne per çeshtjen e vetemenagjimit te komuniteteve”, ka deklaruar Borell.

Kurti ka udhëtuar drejt Ohrit mbrëmjen e së premtes, për të filluar qysh sot në mëngjes takimet në Ohër.

- Advertisement -

Ka takuar krerë e shtetit maqedon Pendarovskin dhe Kovacevskin dhe gjithashtu kreun e BDI Ali Ahmetin dhe kryediplomatin Bujar Osmani.

Pas këtyre takimeve, Kurti ka mbajtur takime me Borell dhe Lajcak, duke vazhduar pastaj me takimin trepalësh që zgjati mbi 10 orë.

- Advertisement -

Fokus i takimit ishte diskutimi për Aneksin e Implementimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit