2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Borrell kritika Serbisë rreth ndikimit të Rusisë: Të orientohet nga Europa, t’i përmbush detyrimet ndaj BE’së

Rekomandime

Nga Serbia pritet të veproj në kuadër me synimin e tyre strategjik, i cili është anëtarësimi në BE, por edhe të përmbush obligimet që i ka marrë përsipër në kuadër të procesit të anëtarësimit në unionin europian, ishtre përgjigja e Josep Borrell në pyetjen e shtruar nga deputetet europianë rreth kufizimit të ndikimit të vendeve të treta në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht të Rusisë në Serbi, po shtoi edhe se Komisioni Europian beson se Serbia i përket Bashkimit Europian.

Megjithë nevojën e forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe promovimit të marrëdhënieve fqinjësore, posaçërisht në kuadrin e dialogut mes Beogradit e Prishtinës, Borrell theksoi dhe domosdoshmërinë që Serbia gradualisht të bashkërendojë politikën e tyre të jashtme me atë të Bashkimit Europian.

- Advertisement -

“Kjo pyetje rregullit shtrohet me Serbinë, në takime joformale të dialogut politik rreth politikave të përbashkëta të jashtme e të brendshme si dhe në takime të tjera në kuadër të procesit të stabilizimit dhe anëtarësimit” theksoi Borrrell në tekstin e përgjigjes, por nuk ishte thelluar në detaje.

Shefi i diplomacisë së BE’së tha se Brukseli është i njoftuar me lidhjet e afërta të që Beogradi ka me Moskën dhe shtoi se BE’ja po përforcon bashkëpunimin me të gjitha shtetet e Ballkanit perëndimor në mbrojtje, siguri kibernetike dhe komunikim strategjik.

“Në komunikatën e të jo shumë kohe më parë rreth luftimit të dezinformimit rreth Covid, është vërejtur se Rusia dhe Kina ishin pjesëmarrëse në fushata të dezinformimit me synim BE’në, fqinjët e saj dhe në gjithë botën, BE financon programe që promovojnë mendimin kritik dhe shkathtësitë e mediave me qëllim të rritjes së rezistencës ndaj dezinformatave. Për më shumë, shërbimi erupian për veprimtari të jashtme që ofrojnë është me kërkesë vullnetare rreth hulumtimit të rrezikut hibride me partnerët nga Ballkani Perëndimor që të identifikohen dobësitë kritike dhe të jepet ndihmë me projekte të mbushjes së këtyre zbrazëtirave” e mbylli Borrell në përgjigjet e tij me shkrim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit