1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Borrell në Shkup, njofton sanksione të reja të BE-së kundër Rusisë

Rekomandime

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, njëkohësisht Zëvendëspresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell e filloi sot turin ballkanik me një ndalesë në Shkup, ku tha se BE-ja po finalizon raundin e ri të sanksioneve kundër Rusisë, ndërsa u shpreh se “Putini po bën agresion barbar kundër popullit të Ukrainës”.

- Advertisement -

Paketa e katërt e masave shtrënguese, sipas zotit Borrell, do të pengojë qasjen e Rusisë në tregje, anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare financiare dhe në sektorët e çelikut e të energjisë. Ai bëri të ditur se kompani dhe individë të tjerë, të cilët kanë ndikim në minimin e sovranitetit të Ukrainës, do të përfshihen në listën e sanksioneve.

Zoti Borrell shkoi në Shkup për të shprehur mbështetjen evropiane për integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor në bllok. Vizita e tij bëhet në një kohë kur e gjithë vëmendja është kthyer tek zhvillimet në Ukrainë, ndërsa në Shkup po shtohet, sipas analistëve skepticizmi ndaj Bashkimit Evropian për shkak të zvarritjes për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Josep Borrell në një konferencë shtypi foli me tone të ashpra lidhur me luftën në Ukrainë:

- Advertisement -

“Vizita ime bëhet në sfondin e agresionit barbar të Putinit ndaj popullit të Ukrainës”.

Ai përsëriti shprehjen, ‘‘sulm barbar i Putinit”, duke thënë se kjo është luftë e Putinit kundër popullit të Ukrainës, jo vetëm kundër ushtrisë por edhe kundër civilëve.

- Advertisement -

Ai tha se forcat ruse po vazhdojnë sulmet me raketa dhe artileri duke vënë në shënjestër popullsinë civile, lagjet e qeta, spitalet dhe shkollat. Se civilëve të ngujuar që po bombardohen në Mariupol, Rusia ua ka ndërprerë ujin.

“Mund të jetohet pa ngrohje por nuk mund të jetohet pa ujë”, u shpreh Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrel teksa tha se mbi 2,400 civilë në Mariupol kanë vdekur që nga 24 shkurti.

Ai theksoi shqetësimet për numrin e madh të refugjatëve ukrainas, përkatësisht 2 milionë e gjashtëqind mijë, të cilët janë larguar nga vendi për një afat prej 17 ditësh që kur filloi lufta.

“Kjo është dyndja më e madhe e njerëzve që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore”, tha zoti Borrel.

Ndërkohë, ai shprehu mirënjohje për autoritetet maqedonase që iu bashkuan sanksioneve ndaj Rusisë.

Nga ana tjetër, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së tha se është koha kur Evropa duhet të zgjohet sa i përket zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai ka shpresa që në takimin ndërqeveritar të Bllokut në qershor Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të marrin datën për fillimin e bisedimeve, ndërsa bën thirrje për zgjidhjen e shpejtë të mosmarrëveshjeve maqedono-bullgare.

Borrel tha se çelja e bisedimeve paraqet përparësi për Komisionin Evropian dhe për atë personalisht. “Asnjë çështje e dyanshme nuk duhet ta rrezikojë fillimin e këtij procesi”, u shpreh zyrtari i lartë evropian.

Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski tha se status quo-ja nuk i kovenon askujt. Shtoi se me homologun e tij bullgar po ndërtojnë ura miqësie dhe bashkëpunimi, teksa kërkoi përfshirjen maksimale të Bashkimit Evropian në çështjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor, sepse, siç tha, çështja tani më ka të bëjë me strategjinë dhe sigurinë.

“Bllokada në çeljen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut me Bashkimin Evropian po ndjehet në të gjithë rajonin”, tha kryeministri Kovaçevski duke theksuar se lufta në Ukrainë paraqet rrezik për ndikimin tek palë të treta në rajon, për çka duhet qenë jashtëzakonisht të vëmendshëm dhe të përgatitur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit