2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Borrell: Nëse Kina, India e Rusia nuk e njohin Kosovën, ajo kurrë nuk do të bëhet shtet

Rekomandime

Përfaqësuesi i ardhshëm i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka thënë se nëse Kina, India dhe Rusia nuk e njohin Kosovën, ajo kurrë nuk do të ketë ‘shtetësi të plotë’.

- Advertisement -

Borrell sot për herë të parë u paraqit para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian, ku për disa orë foli rreth çështjes së Kosovës e Serbisë.

Siç raportojnë mediat e huaja, ai ka thënë se që të arrihet një marrëveshje mes dy vendeve, Kosova duhet të heqë taksën e Serbia të tregohet më sinqertë.

“Një gjë është e sigurt, Kosova e Serbia duhet të arrijnë marrëveshje. Kjo është e rëndësishme. Unë do të bëj gjithçka që kjo të bëhet priortieti ynë”, tha ndër të tjera Borell, përcjell Gazeta Metro.

- Advertisement -

Politikani i Spanjës, shtetit që nuk e njeh Kosovën, ka folur edhe për vendet e tjera që kanë qëndrim të njëjtë, Kina, India e Rusia.

“Nëse Kina, India e Rusia nuk e njohin Kosovën, kjo kurrë nuk do të ketë shtetësi të plotë. Për këtë arsye, bisedimet duht të vazhdojnë”, tha ai.

- Advertisement -

Ndryshe, Borrell pritet të marrë detyrën e tij nga 1 nëntori, ku do të zëvëndësojë Federica Mogherinin.

Për fund në këtë seancë dëgjimore, Borrell paralajmëroi se vizita e tij e parë sapo të marrë pozitën e re, do të jetë pikërisht në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit