1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Boshnjaku shpëton vogëlushin nga mbytja në detin e Ulqinit: Me gjasë ishte nga Kosova

Rekomandime

Anes Haliloviq nga Bosnje dhe Hercegovina ka shpërtuar një vogëlush nga mbytja në plazhin e madh të Ulqinit.

- Advertisement -

Këtë e konfirmoi vet Haliloviq përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.afi.

“E vura re djalin, në shikim të parë dukej se po mbytej, por gjithashtu mendova se po më bënte shaka. I ktheva shpinën për një moment, por e pashë që përpiqej të më thoshte diçka”, thotë ndër të tjera ai.

Ai rrëfen momentin se si e kishte vërejtur vogëlushin duke iu fundosur koka në ujë.

- Advertisement -

“Unë shkova me shpejtësi tek ai, e nxora jashtë dhe e çova në breg, te familja e tij. Falë Zotit që qëllova aty”, tha Anes.

Duke bërë apel për kujdes, boshnjaku u fotografua pranë vogëlushit dhe thotë se me gjasë është nga Kosova.

- Advertisement -

“Më duket se është nga Kosova. Ai nuk e ka idenë se çfarë e pyeta, as nuk e kuptova… Kujdesuni për fëmijët tuaj”, ka thënë Haliloviq

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit