1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

‘Bota Sot’ gënjeu për lirimin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit. Lushtaku: Të poshtër, turp ju qoftë

Rekomandime

‘Bota Sot’ ka publikuar një artikull me titull “LAJMI I FUNDIT: Lirohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi”. Artikulli i rremë është shkruar për 1 prill, mirëpo gazeta e cila njihet për qasjen e saj ndaj figurave të UÇK-së, ka marrë poashtu edhe komente të ashpra për këtë gënjeshtër.

- Advertisement -

Një ndër to është edhe ajo e deputetit Mërgim Lushtaku, i cili shkruan se kjo është ‘një lojë e pështirë me ndjenjat e familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së”.

“Sa e ulët, e pështirë është të luash me ndjenjat e familjarëve të tyre dhe të popullit shqiptar duke plasuar këso lloj tallje kinse në emër të Ditës së Gënjeshtrave.

Duhesh të jesh pa ndërgjegje njerëzore, i poshtër dhe pa fije burrërie të bësh tallje të tilla.

- Advertisement -

Turp ju qoftë!”, ka shkruar Lushtaku, përcjell Periskopi.

Ndaj këtij lajmi, shumë komentues e kritikë, kanë kërkuar edhe reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit