Këtë të mërkurë, është suImuar ndihmësit të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Serhiy Shefir.
Në drejtim të tij është qëlluar teksa ndodhej duke udhëtuar për në Lisnyki, një fshat pranë Kievit. Nga suImi në fjalë, ka mbetur i pIagosur shoferi.
“Sot, rreth orës 10:00, pranë fshatit Lisnyki, makina e ndihmësit të parë të presidentit, Serhiy Shefir, u qëllua me ar.më”, ka thënë policia në faqen e saj të internetit.
Mësohet se në drejtim të makinës janë lëshuar rreth 10 plumba, ndërsa poIicia është vendosur në kërkim të autorit/ve të përfshirë.