1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Britani/ Regjisorja shqiptare fiton çmimin “Best Female Director” në Londër

Rekomandime

Filmi me metrazh të shkurtër ‘Schauerfilm’ me skenar dhe regji të Lorena Sopit, ka fituar çmimin “Best Female Director” (Regjisorja më e mirë femër) në “Cult Movies International Film Festival”, i cili ka përfunduar mbrëmë në Londër.

- Advertisement -

Filmi me kohëzgjatje njëzetë minuta me elemente të zhanrit fanta-shkencë trajton zhdukjet e çuditshme të studentëve në një shkollë të vjetër në formë labirinti misterioz, rreth së cilës thuren tregime të çuditshme.

‘Schauerfilm’ që mban titullin e përdorur si parashenjë për ekspresionizmin gjerman të viteve ’30 në kinematografi, është shpallur fitues për regjisoren më të mirë në kategorinë e filmit të shkurtër në edicionin e vitit 2021 në festivalin londinez ku ishin në garë mbi 120 filma dhe i cili është mbajtur pjesërisht me audiencë e pjesërisht online për shkak të situatës me pandeminë COVID-19.

“Shauerfilm” është një komedi e zezë. Trajton një situatë të errët komike në një shkollë filmi e cila i ‘përpinë’ talentet, trajtohen tema që ndeshen si të zakonta në jetën e përditshme e të cilat gjatë zhvillimit marrin dimensione të thella dhe të panjohura.

- Advertisement -

Regjisorja Lorena Sopi ka realizuar disa filma me metrazh të shkurtër, ndër to dhe “More Beautiful than the Spring” (Më e bukur se pranvera), me të cilin konkurroi në “Star Film Festival” i cili u mbajt online në Barcelonë nga data 25-31 janar 2021.

Gjithashtu në janar të vitit 2019, filmi ‘’Rreze’’ me regji nga Lorena Sopi trimfoi në katëgorinë “Best Short Drama” në “World Film Festival”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit