10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Brnabiç: Ata duan që në qeveri të fusin “serbët e tyre”

Rekomandime

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka theksuar se nuk ka pritje të mëdha pas paralajmërimit të Albin Kurtit për shkelje të marrëveshjes CEFTA, ndërsa ndalimin e numërimit të votave të KQZ e ka cilësuar tentim të futjes së “serbëve të tyre” në qeveri, shkruan “Novosti”.

“Frikësohem se nuk shqetësohen ata shumë si votojnë serbët dhe aq më pak për serbët që hyjnë në qeveri. Bëhet fjalë për njerëz që kur kanë dashur të bëjnë Ushtrinë e Kosovës kanë shkel Kushtetutën e vetë” ka thënë Brnabiç për TV Pink.

- Advertisement -

Ajo ka treguar se në një rast i dërguari special i ShBA-ve Metju Palmeri i ka thënë se Prishtina po bënë çfarë po do duke mos u mbështet as në ligj as në Kushtetutë as në të drejtën ndërkombëtare.

Ai iu ka përgjigjur se, “po mirë ajo është një demokraci e re” ka thënë Brnabiç.

Nuk pres shumë pas paralajmërimit të Kurtit për shkeljen e CEFTA-së.

- Advertisement -

“Nuk kam pritje, por kam shpresë se dialogu do të vazhdojë. Kjo do të ishte mirë edhe për shqiptarët edhe për serbët në Kosovë “, ka thënë Brnabiç.

Sipas saj kthesën më të madhe e ka bërë Rada Trajkoviç sepse është konsideruar se mbështet Haradinajn, por “shpejtë ka kaluar tek Kurti”

- Advertisement -

Kjo që Rada bënë kundër Listës Serbe është e “tmerrshme” kur dihet ata fituan 95 për qind të votave.

Ajo nuk ka dashur të komentoj bisedën mes Vuçiq dhe Grenel ndonëse pranoi se u njoftua me përmbajtjen, duke e vlerësuar të mirë dhe të fokusuar në zhvillimin ekonomik.

Brnabiç tha se i ka thënë Grenel se Beogradi nuk ka hyr në luftë me Prishtinë as në kohën e “kidnapimit dhe terrorizimin” e Gjuriqit.

“Nëse kemi situatë më të mirë ekonomike, kushte më të mira të jetës e vende pune atëherë do ketë më pak tensione dhe do ketë hapësirë për kompromis dhe këtë po përpiqemi të bëjmë” tha ajo.

Lidhur me shkrimet në media se Vuçiq vetë ka mbajtur shënime zyrtare në takimin e Grenel, Brnabiç ka thënë se e di përmbajtjen e bisedës po nuk ka parë shënime.

“Presidenti i shkruan vetë fjalimet , andaj nuk habitem se ka mbajtur shënime. Por nuk dua të flas për atë, i mbetet atij të flas për ato” ka thënë Brnabiç.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit