BE-ja ia ka hapur serbisë edhe Grupin e katërt të kapitujve në kuadër të Kapitullit 4 për integrim në BE. Sot është mbajtur Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel në të cilën po merr pjesë kryeministrja Ana Brnabiq dhe Ministrja e Integrimeve Evropiane, Jadranka Joksimoviq.
Grupi i katër i kapitujve – Agjenda e Gjelbër dhe Lidhshmëria e Qëndrueshme, përfshin katër kapituj – Politika të Transportit, Energjia, Rrjetet Trans-Europiane dhe Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike.
Kryeministrja Ana Brnabiq ka biseduar këtë mëngjes në Bruksel me Komisionerin Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelji.
Konferenca Ndërqeveritare është udhëhequr nga Sekretari e Shtetit e Presidencës Sllovene të Këshillit të BE-së, Gasper Dovzan dhe në të morën pjesë zyrtarë të lartë të shteteve të anëtare të BE-së dhe të Serbisë, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.
Më herët është bërë e ditur se në Konferencën e 13-të Ndërqeveritare do të shkëmbehen mendime dhe informacione për statusin e procesit të negociatave dhe do të jepen udhëzime politike për vazhdimin e negociatave.
Gjithashtu u tha se Sllovenia, në cilësinë e kryesimit të Këshillit të BE-së, po bën përpjekjet më të mëdha për t’i dhënë një shtysë të re procesit të zgjerimit të Unionit.
Vendimi për hapjen e grupit të katërt në negociatat me Serbinë u konfirmua më 8 dhjetor në një takim të rregullt të përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel (COREPER). Ministrja e Serbisë për Integrime Evropiane Jadranka Joksimoviq tha atëherë se me hapjen e këtij grupi, Serbia do të ketë një mundësi shtesë për të aplikuar për të gjitha projektet në fushën e mbrojtjes së mjedisit, rinovimit të biodiversitetit, përmirësimit të cilësisë së ajrit, ujit dhe tokës, ekonomisë rrethore.