3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Bullgaria dëbon diplomatin e maskuar rus nga Sofja-ndërlidhet Kosova e Serbia

Rekomandime

Nga kanale të sigurta në Bullgari, KosovaPress ka zbuluar se bëhet fjalë për oficerin e Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU) Vladimir Rusyaev, i cili deri tash kishte shërbyer në Sofje si sekretar i parë.

- Advertisement -

Ai kishte kontakte bashkëpunimi me qëllim të mbledhjes së informacionit të fshehtë me bullgarin e arrestuar më 10 shtator, Nikolai Malinov, i cili kishte qenë në Beograd të fliste në një konferencë lidhur me 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s dhe kundër pavarësisë së Kosovës.

Më 25 tetor, ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva e ka thirrur Anatoly Makarovin, ambasadorin rus në Bullgari, dhe ka kërkuar që ta largojë një oficer të fshehur të inteligjencës së Federatës Ruse që ishte zbuluar duke kryer spiunazh në Sofje, duke përdorur mbulesën e Sekretarit të Parë të Ambasadës Ruse, bënë të ditur KosovaPress.

Po sipas burimeve që vijnë nga Republika e Bullgarisë, ku ndikimi malinj rus është i shtrirë shumë, deklarojnë se Vladimir Rusyaev, është identifikuar se ishte oficer i inteligjencës ushtarake nën mbulesë, që po kryente spiunazh në Bullgari, duke shkelur kështu nenin 104 të Kodit Kriminal në Bullgari.

- Advertisement -

Rusyaev ka provuar të rekrutojë zyrtarë qeveritarë bullgarë si spiunë dhe iu ka kërkuar atyre të dorëzojnë sekrete shtetërore, informacione që cenojnë sigurinë kombëtare dhe informacion të klasifikuar të NATO-s, duke përfshirë informata për disa shtete të tjera.

Vladimir Rusyaev ka kryer veprime spiunazhi në ambiente të fshehta, duke shfrytëzuar resortet e bregdetit bullgar. Autoritetet bullgare kanë thënë se Rusyaev ishte oficer i GRU-së. Informatat e siguruara nga një shërbim i fshehtë evropian, thonë se Rusyaev e kishte zëvendësuar një tjetër oficer të inteligjencës të quajtur Alexander Gorenkov.

- Advertisement -

Eksperti i sigurisë Burim Ramadani ka thënë për KosovaPress se ndikimi malinj rus në Ballkan kudo është i pranishëm.

“Rasti i Bullgarisë dhe dekonspirimi i oficerëve të inteligjencës ruse të maskuar si diplomatë, tregon se nëse ka përkushtim të mirëfilltë, shtetet e tjera në rajon dhe më gjerë, mund ta minimizojnë dëmin që vjen nga Rusia. Sheshazi shihet Rusyaev ka pasur lidhje dhe ato nuk përjashtohen as me bullgarin që u dënua Malinov”, ka thënë Ramadani.

Më 10 shtator, sipas raportimeve të mediave bullgare, Nikolai Malinov, një ish-deputet parlamentar nga Partia Socialiste Bullgare (BSP), i cili po drejtonte një organizatë joqeveritare pro-ruse të quajtur “Rusofili”, është akuzuar zyrtarisht në Sofje për spiunim dhe pastrim parash për organizatat ruse.

Sipas raportimeve, prokurori i përgjithshëm bullgar, Sotir Tsatsarov, kishte thënë se Nikolai Malinov mund të dënohej me heqje lirie 5 – 15 vjet. Megjithatë, gjykata përkatëse në Bullgari e ka liruar Malinovin, duke e detyruar që t’i lë peng 25.000 euro dhe ia ka ndaluar daljen jashtë vendit.

Tsatsarov tha se Malinov u akuzua se u dha informacioni grupeve ruse që ndikuan drejtpërdrejt në sigurinë kombëtare të Bullgarisë dhe që ishte pjesë e një përpjekje për të ushtruar ndikim në politikën e jashtme të qeverisë bullgare ndaj Rusisë dhe perëndimit.

“Interesimi rus, zakonisht është më i madh për informacione rreth NATO-s dhe natyrshëm për SHBA-në. Rusia paguan shumë të majme parash, i trajnon bashkëpunëtorët e këtij lloji, si të shoqërisë civile, OJQ-ve apo edhe aty ku lakmojnë më së shumti të zyrtarëve shtetërorë. Edhe në rastin e oficerit rus, hetimet duhet të kenë filluar nga bullgari Nikolai Malinov, që u arrestua gjatë shtatorit në Bullgari”, deklaroi Burim Ramadani.

Sipas të dhënave nga media ndërkombëtare perëndimore, ndikimi malinj rus ka përfshirë gjithë Ballkanin. Në rastin e Bullgarisë, ku Rusia ka pretendim të madh, mund të vërehen qartazi lidhjet e mëhershme të Nikolai Malinovit me Leonid Reshetnjikovin, ish-zyrtar i lartë i shërbimeve të inteligjencës ruse.

Leonid Reshetnikov ka lidhje të forta edhe në Beograd, ku përmes serbëve të Kosovës, organizatave të tjera nacionalist e shoviniste po keqpërdorë plagën serbo-kosovare për ta shtrirë ndikimin edhe në Kosovë.

rinej nderon Reshetnikovin

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej më 29 prill 2014, ia kishte ndarë “Urdhrin e Perandorit të Shenjtë Konstandinin” Leonid Reshetnikovit, Drejtor i Institutit Rus për Studime Strategjike (RISS).

Në këtë formë, ndikimi malinj rus përpiqet që duke sinkronizuar aktivitetet ta largojë rajonin nga integrimi evropian dhe t’i nxisë popujt e Ballkanit me urrejtje.

Në mungesë të një zhvillimi ekonomik e kulturor, në vazhdimësi rusët kanë provuar që përmes gënjeshtrave të llojit të veçantë, se gjoja bombardimet e NATO-s, kanë qenë me uranium të varfëruar, të ngrenë një urrejtje ndaj perëndimit dhe popujt në Ballkan t’i armiqësojnë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit