1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bulliqi: Mjeku e ka kontrolllu tre herë të moshuarin, një situatë e tillë mundet me i ndodh gjithkujt

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi është deklaruar lidhur me suspendimin dhe arrestimin e mjekut Ibrahim Hoti që refuzoi t’i jap ndihmë mjekësore një qytetari të moshuar në QKMF-në e kësaj komune.

- Advertisement -

Bulliqi ka thënë se mjeku Hoti nuk është ndjerë mirë pas kësaj ngjarje.Kësisoj ai ka pranuar ndihmë mjekësore.

“Nga mëngjesi doktori nuk është ndje mirë dhe ka pasur probleme shëndetësore. Për këtë arsye edhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Mbrëmë pasi e pash atë insert me të vërtetë ishte një rast që na preku të gjithëve. Por është një situatë që mundet me i ndodh gjithkujt, nëse e ka një orar të gjatë të punës dhe angazhim të madh me pacientë”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Bulliqi u tregua i rezervuar për sa i përket aspektit të arrestimit të mjekut në Podujevë.“Ato janë çështje të një shkalle tjetër dhe mendoj që nuk kam kompetenca që të futem në atë problematikë.

Për aspektin e suspendimit konsideroj që është një proces normal që mund të ndodh në situata të tilla”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Më tutje Bulliqi tha se personi i cili shkoi për të marr ndihmë në QKMF-në e Podujevës, ishte kontrolluar edhe tri herë të tjera.“Kam informacione se personi i cili mbrëmë ka kërkuar ndihmë, është kontrolluar edhe tri herrë të tjera. I kemi pasur edhe tri burime se ku ka munduar ai që të marr shërbime shëndetësore”, ka thënë ai në T7.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit