5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Bulliqi: Pa u vënë gurët, s’konsiderohet i përfunduar demarkimi i kufirit me Malin e Zi

Rekomandime

Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komisionit Shtetëror për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit, ka thënë se çështja e definimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk ka përfunduar.Ai ka theksuar se pa u vendosur gurët në kufij dhe me pajtimin e të dyja palëve, nuk mund të quhet se ka përfundur demarkimi i kufirit më Malin e Zi.“Nuk mund të ketë vendosje të njëanshmë të gurëve në kufij, kjo s’mund të ndodhë”, ka deklaruar Bulliqi në RTK.

- Advertisement -

Ai tha se Kosova ka mjaft fakte që dëshmojnë se është bërë gabim demarkimi i kufirit, dhe po pret që qeveria e re të ndërmarrë hapa konkret në mënyrë që të nis korrigjimi.“Është një marrëveshje e cila e obligon rishikimin e kufirit”, deklaroi Bulliqi.Sa u përket akuzave se Bulliqi me kauzën e tij për kufirin e ka lënë Kosovën të izoluar dhe pa liberalizim, ai tha se kjo është e pavertetë.

“Kufiri s’ka qenë kriter, kjo u dëshmua se Kosova nuk e mori liberalizimin e vizave edhe pas demarkimit.

Liberalizimi s’ka ndodhur për shkak se nuk është luftuar korrupsioni”, tha Bulliqi.Sipas tij, Kosova do të ketë mjaft punë edhe në demakrimin e kufirit me Serbinë, që është vija më e gjatë kufitare.

- Advertisement -

Sipas tij në këtë rast nuk do të duhet të ketë shumë komplikime, dhe tha se Kosova ka mjaftueshëm fakte se ku është vija kufitare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit