4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Burg dhe kthim i trefishtë i 2 milionëshit, ja çfarë e pret Kadri Shalën nëse shpallet fajtor

Rekomandime

Kadri Shala, pronar i firmës LDA Grop me bazë në Llapushnik të Drenasit, në llogarinë e së cilës janë transferuar mbi dy milionë euro të Thesarit të Shtetit, është dorëzuar dje në Polici. Ndaj të njëjtit sot, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji. Por, për cilat vepra dyshohet Shala dhe me sa vite burgim mund të dënohet?

- Advertisement -

Bazuar në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Shala dyshohet se bashkë me Labinot Grudën kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimi”, Shpëlarja e parave nga neni 302 të KPRK-së, lidhur me veprën penale e Pastrimit të parave nga neni 56 i Ligjit nr. 05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, ndërlidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.

Nëse dyshimet ndaj tij vërtetohen, ai mund të dënohet edhe me burgim.

Sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “personi zyrtar, i cili duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij ose nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër ose që t’i shkel të drejtat e personit tjetër, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.”.

- Advertisement -

Por, nëse përfitimi apo dëmi e tejkalon shumën prej pesëmijë (5000) euro, dënohet me gjobë dhe burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.

Ndërkohë, bazuar në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, Shala mund të dënohet me burgim deri në dhjetë vjet dhe me gjobë deri në tri herë më të madhe në vlerë të pasurisë, e cila është subjekt i veprës penale.

- Advertisement -

“Kushdo që, duke e ditur ose ka arsye për të ditur se pasuria e caktuar buron nga ndonjë formë e aktivitetit kriminal, pasuri kjo e cila në të vërtetë fitohet me vepër penale, apo kushdo që duke besuar se pasuria e caktuar fitohet nga ndonjë formë e aktivitetit kriminal bazuar në përfaqësimet e bëra si pjesë e një hetimi zbulues të zhvilluar në pajtim me Kapitullin IX të Kodit të procedurës penale të Kosovës, zhvillon veprimet e mëposhtme, kryen vepër penale të dënueshme me burgosje deri në dhjetë (10) vjet dhe me gjobë deri në tri (3) herë më të madhe në vlerë të pasurisë e cila është subjekt i veprës penale”, thuhet në Nenin 56 të këtij Ligji.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit