11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Burg drejtorit të shkollës në Malishevë që përfitoi nga 2 euro prej secilit nxënës për maturë

Rekomandime

Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë, nga ky muaj ka mbetur pa drejtor.Izet Hotit, ish-drejtor i këtij gjimnazi, kryerja e veprës penale “Marrje e ryshfetit”, i ka kushtuar me vendin e tij të punës, raporton KTV.Ai akuzohet se dy vjet më parë, fillimisht kishte kërkuar ryshfet prej 1.500 eurosh nga pronari i një restoranti, me qëllim që mbrëmja e maturës të mbahej në lokalin e tij.

- Advertisement -

Më pas, kërkesa e tij ndaj të njëjtit person ishte që ta ngrejë çmimin për karrige prej 11 në 13 euro, për përfitim personal, ashtu që diferenca prej 2 eurosh t’i jepej atij.Për këto dyshime, ish-drejtori i shkollës u dënua me tetë muaj burgim dhe një mijë euro gjobë, nga Gjykata Themelore e Gjakovës.
Këtë vendim, në muajin shtator, e vërtetoi Gjykata e Apelit, duke i hapur rrugë ekzekutimit të vendimit.

“Pra, vepra penale është konsumuar në momentin e kërkimit tëpërfitimit dhe, në rastin konkret, përfitimi në kuptimin e veprës penale të marrjes së ryshfetit, konsiderohet edhe huaja që personi zyrtar kërkon. Në këto rrethana, në veprimet e të akuzuarit formohen të gjitha tiparet objektive dhe subjektive të veprës penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 7 428 par. 1 të KPPK. Pra, drejt është aplikuar ligji penal, nuk është shkelur ligji penal në dëm të të akuzuarit Izet Hoti”, ka thënë Gjykata e Apelit.

Mbrojtja e tij thotë se në këtë rast ka pasur shkelje të dispozitave ligjore dhe është marrë për bazë vetëm një provë.Andaj, ndaj aktgjykimit të Apelit, avokati i të dënuarit Izet Hoti, i cili është në vuajte të dënimit, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme.Në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Malishevës, thonë se pasi janë njoftuar me plotfuqishmërinë e vendimit të Gjykatës së Apelit, kryetari ka vendosur që ta largojë nga pozita e drejtorit të gjimnazit Izet Hotin.Por, Blerim Thaçi – Drejtor i Arsimit në Komunën e Malishevës, shton se gjimnazi, edhe për një kohë, do të mbetet pa drejtor, ngase e kanë të pamundur që të shpallin këtë pozitë shkaku i pezullimit të Ligjit për shërbyesit civilë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit