2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Burrat apo gratë janë më të rrezikshëm gjatë ngasjes së veturës?

Rekomandime

Manovrat delikate të parakalimit, shpejtësia e tepruar dhe shumë gjëra të tjera me veturë – burrat apo gratë janë më të rrezikshëm në makinat e tyre? Debati është i që moti – tani ka rezultate të reja studimi.

Sipas studiuesve britanikë, shoferët meshkuj paraqesin një rrezik dukshëm më të madh për të tjerët sesa gratë gjatë ngasjes.

- Advertisement -

Shkencëtarët kishin analizuar të dhënat britanike mbi aksidentet fatale nga 2005 në 2015.

Diferenca gjinore ishte veçanërisht e madhe në mesin e shoferëve.

Shoferët meshkuj u përfshinë në dhjetë herë më shumë vdekje nga aksidentet sesa shoferët femra, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

Studiuesit shikuan numrin e vdekjeve për kilometra, të ndara sipas gjinisë dhe llojit të automjetit.

Një ekspert gjerman beson se rezultatet janë në thelb të sakta, por gjithashtu ka vende për kritika.

- Advertisement -

Siegfried Brockmann nga Shoqata e Përgjithshme e Industrisë Gjermane të Sigurimeve në Berlin beson se rezultatet e studimit janë në thelb të sakta.

Sidoqoftë, sipas Brockmann, studimi ka disa dobësi: Hetimi lidhet vetëm me ata që janë përfshirë në aksident, jo me ata që e kanë shkaktuar atë. Gjithashtu, ishin përfshirë vetëm vdekjet në rrugë, jo të plagosurit. Dhe së fundmi, ata që u përfshinë në aksident nuk u diferencuan sipas moshës.

“Një shofer 20-vjeçar fillestar është ndoshta një rrezik më i madh për përdoruesit e tjerë të rrugës sesa një burrë 55-vjeçar”, thotë Brockmann.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit