0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Burri i shkoi në Gjermani dhe u martua me tjetër, gruaja kërkon ndihmë për djalin e sëmurë

Rekomandime

Diar Raci është diagnostikuar me sëmundjen granulomatoz dhe i duhet transplantimi i palcës kurrizore.

Operacioni i tij kushton 60 mijë euro dhe nëna e tij nuk ka mundësi financiare për këtë ndërhyrje.

- Advertisement -

Mevlude Raci kërkon nga të gjithë ata që kanë mundësi që ta ndihmojnë.

Ajo ka thënë se deri më tani për shërimin e djalit të saj janë mbledhur 11 mijë euro, por i duhen edhe 49 mijë të tjera.

Ky është rrëfimi i saj dhe kërkesa për ndihmë:

- Advertisement -

Unë jam Mevlude Raci një nënë që po kërkon ndihmë për djalin që e kam të adaptuar.

Unë kam 16 vite martes , pas një komplikim të një aborti kam mar dëmtime në mitër dhe mjekët më patën thënë se nuk dot mund të lindësh asnëher. Me burrin timë vendosëm ta adaptojnë një fëmi. Kishim fatin ta marim Diarin me 21.04.2008.

- Advertisement -

Pasi i bëri djali 4 vite burri shkoj në Gjermani për të punuar. Atje ai u martua dhe asnjëherë nuk u kthye dhe nuk u lajmërua më.

Unë mbeta e vetme me djalin por prap kisha fatin se nëna dhe vllau i burrit nuk u largua nga unë. Më mbështetën dhe më përkrahënt të rris djalin.

Unë pavarësisht mërzis kam qëndruar e fortë për Diarin.

Para 6 muaj filluan disa problem shëndet oste te djali im , pas shume kontorllave dhe konsulate mjeksoe si në kosova ashtu edhe jasht kosovës , në Turki e konstatun se vuan një sëmundje që asnjë her nuk kisha degjur GRANULOMATOZ që dot thot t’i bëhet transplant i palcës kurrizore.

Deri tani krejt me mundesit tona familjare i kemi ndjek terapit, analiza e të gjithaçka është kërkuar. Por për operacionin e tij po duhen 60.000€ .

Besoni në Allah se nuk di nga ta mar këtë shumë parash, për deri këtu qka kam pas me dukat me krejt qka kom pas para shpirti i kom shti por për me arrit këtë shumë pasha zotin nuk kam qka të shes as nga ti mar. 11.000€ na i ka mbledh shefi ku unë kam punu pronari i një dyqani islam që kam punuar aty qe 4 vite. Tash kan mbet mi mbledh edhe 49.000€.

Po ju lus juve me zemër të ma shpërndani këtë thirrje për ndihmë dasht i lumi allah të dalin bamirës dhe ti mbledhim paret sa më shpejt. Sepse unë nuk jam në rrjedha të rrejteve sociale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit