Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me provokimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili mbi hartën e Kosovës ka vendosur flamurin e Serbisë.
Bushati shkruan se nuk duhet të çuditemi me Vuçiçin për hartën e shpërndarë, kur sipas tij disa mediat shqiptare i japin hapësirë projektit për copëtimin e Kosovës, duke aluduar në Baton Haxhiun.
Postimi i tij:
Mos u çudisni me flamurin serb të vendosur nga Presidenti i Serbisë mbi hartën e Kosovës, përsa kohë hapësira jonë mediatike strehon zëdhënësit që demonstronin me mburrje ‘risitë’ e projektit të copëtimit të Kosovës!