Historiani dhe themeluesi i LDK’së, Jusuf Buxhovi ka thënë se LDK’në nuk e ka themeluar presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Sipas Buxhovit, LDK’në e kanë themeluar 127 anëtarë dhe pa këtë iniciativë kjo parti nuk do të formohej.
“Rugova nuk e ka themeluar LDK’në. LDK’në e kanë themeluar 127 anëtarë që kanë marrë pjesë në mbledhjen e themelimit të partisë. Themelimi i LDK’së i takon 127 anëtarëve”, është shprehur Buxhovi në T7.
Tutje, Buxhovi ka thënë se Rugova mbetet personalitet historik në historinë e Kosovës.“Rugova mbetet personalitet për dy fakte. Ka qenë president në vitin 1992, në zgjedhjet e para, zgjedhje të cilat kanë qenë referendum.
Është përsëritur përsëri në vitin 1998”.“Mbetet personalitet historik sepse është zgjedhur president 2001-2004”, shtoi Buxhovi.