1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bytyçi ia numëron Hoxhajt të bëmat e ish shefit të tij: Osmani nuk bashkëpunon me tradhtarë siç bëri Thaçi

Rekomandime

Profesori universitar, Enver Bytyçi përmes një shkrimi në Facebok ka reaguar në lidhje me deklaratën e u.d të kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

- Advertisement -

Bytyçi ia përmend disa arsye që Osmani dallon nga Thaçi, duke u nisur që nuk bashkëpunon ajo me krimin e organizuar, më pas Osmani punon për shtetin e së drejtës e që dallon nga ish-presidenti Thaçi.

Pastaj sipas profesorit, President unifikues është ai që që kërkon përgjegjësi nga Serbia për krimet që kanë kryer e më pas edhe të ndëshkohen ato, përcjell “Bota sot”.

E në fund, Bytyçi flet më saktësisht për deklaratën që Hoxhaj nuk mori pjesë në ceremonin e Osmanit duke thënë se justifikimi i tij se presidentja është zgjedhur nga Lista Serbe del në kundërshti me atë që ai thotë pasiqë është po i ai njejti që u bojkotoi votimin njejtë si Lista Serbe.

- Advertisement -

Postimi i plotë

Për Dr. Enver Hoxhajn:

- Advertisement -

– President unifikues konsiderohet ai që bën kompromise deri me territore me Serbinë, por jo ai/ajo që nuk bën asnjë komprmis të tillë! Vjosa nuk bën kompromise siç bënte shefi i Hoxhajt!

– President i unitetit është ai që bashkëpunon me krimin e organizuar dhe me të korruptuarit dhe jo ai/ajo që përballet me këto fenomene! Vjosa nuk bashkëpunon me kriminelë dhe tradhtarë të atdheut si paraardhësi i saj, Hashim Thaçi!

– President i të gjithëve është ai që ndërton politika nepotike dhe ngarkon vëllain e tij të çorientojë tregun e Kosovës dhe jo ai/ajo që premton dhe punon për shtetin e së drejtës! Vjosa punon për shtetin e së drejtës, shefi i kryetarit të PDK-së ndërtoi piramidën e monopoleve dhe për këtë pati ngarkuar vëllain e tij!

– President unifikues është ai që kërkon faljen e krimeve të Serbisë kundër shqiptarëve dhe jo ai/ajo që kërkon përgjegjësi nga Serbia për këto krime! Faljen e krimeve serbe e kërkoi publikisht këshilltari i Ramës, Thaçit dhe Vuçiçit e ndërlidhësi midis këtyre treve, Baton Haxhiu, ndërkohë që Vjosa kërkon ndëshkimin e atyre masakrave!

Doktor Enver Hoxhaj nuk mori pjesë në ceremoninë e marrjes së detyrës nga zonja Osmani, duke e justifikuar këtë se presidetntja u zgjodh “nga njerëz të Listës Srpska dhe struktura të regjimit”! Me këtë deklaratë ai nuk i bind as gardistët e vjetër të regjimit të korruptuar që shkoi, sepse ishte padroni i Hoxhajt, Thaçi, ai që u zgjodh si president me votat e Listës Srpska para pesë vitesh. Deputetët serbë e bojkotuan seancën për Vjosa Osmanin dhe të njëjtën gjë bëri edhe zoti Hoxhaj!

Fatkeqësisht kryetari në detyrë i PDK-së po kopjon pikë për pikë Edi Ramën në diskursin e tij politik. Por Kosova nuk është Shqipëri në kuptimin e ndërgjegjes, vetëdijes dhe kulturës politike!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit