1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Cakaj ‘dridh’ OKB-në për Kosovën (video)

Rekomandime

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, sapo ka mbaruar fjalën e tij në mbledhjen e thirrur nga Kryesia Estoneze e Këshillit të Sigurimit për të biseduar për sigurinë botërore që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore.

- Advertisement -

Cakaj, krahas fjalës së tij për Shqipërinë dhe punën e saj në organizatat ndërkombëtare, në një fjalim që detyrimisht duhet të zgjaste vetëm pesë minuta, u ka bërë thirrje gjithë anëtarëve të Kombeve të Bashkuara për ta njohur pavarësinë e Kosovës dhe pranuar Kosovën në Kombet e Bashkuara.

Vlen të theksohet se ai ka paraqitur sot edhe kandidaturen e Shqipërisë për tu bërë anëtarë jopermanent i Këshillit të Sigurimit për vitin 2022-2023.

Megjithatë, pavarësisht kësaj sfide dhe reagimeve që mund të vijnë nga Serbia, Kina dhe Rusia, Cakaj ka vendosur të mbështesë Republikën e Kosovës në mbledhjen e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara.

- Advertisement -

Për më shumë, shiheni videon e ndërhyrjes së Cakajt në OKB.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit