Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përfolur shumë për një dolli që e ngritur me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, në kullën e familjes së këtij të fundit për Epopenë e Dukagjinit.
Kurti ka thënë se do të ishte gabim po të mos “cakrronte gotat” me të zotin e shtëpisë, Haradinajn.
“Nëse e ka fjalën për atë dollinë me kryetarin e AAK-së, ajo ishte në 25 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit. Pra ishte një situatë e jashtëzakonshme. E aty zoti Haradinaj, që ka qenë edhe pjesëmarrës në luftë, ishte edhe i zoti i shtëpisë. Unë kam mundur edhe të mos shkoj por mendoj e do të ishte gabim. Nëse kam shkuar, atëherë është gabim nëse nuk cakërroj gotat”, tha ai në Dukagjini.
“Unë mendoje se kam bërë mirë pasi aty është shkruar historia”, shtoi ai.