2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

‘Çdo 15 minuta është vëzhguar nga psikologu’: 21 vjeçarja që ndërroj jetë në burgun e Lipjanit e vuante dënimin për këtë vepër penale

Rekomandime

Një 21-vjeçare ka ndërruar jetë në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan. Kështu ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK). E dënuar ishte në këtë qendër korrektuese nga 27 prilli i këtij viti.

Mësohet se 21 vjeçarja ishte dënuar me një vit burgim për veprën penale “dhunë në familje”.

- Advertisement -

Për vde kjen e 21-vjeçares janë njoftuar Policia dhe Prokuroria, për çka tashmë thuhet se kanë nisur edhe hetimet për vd*ekjen e saj. Nga ShKK thonë se autopsia do ta verifikojë shkakun e vd(ekjes së saj.
Njoftim nga SHKK:

Prishtinë, 30 dhjetor 2021 – Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës ‪12:42 në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, e dënuara me inicialet M.K, viti i lindjes 2000, ka ndërruar jetë.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të Qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë.

- Advertisement -

E dënuara, në QKF Lipjan është pranuar me datën 27.04.2021, që nga fillimi deri 18.06.2021 ka qenë në vëzhgim çdo 15 minuta nga psikologu i Qendrës.

Po ashtu, nga data 02.11.2021 ka qenë në vëzhgim (observim) çdo 30 minuta, i cili vëzhgim ka vazhduar.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe Prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar.

- Advertisement -

Stafi mjekësor i Stacionarit të Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikojë shkakun e vd*ekjes./gazetametro

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit