E, për shkarkimin e Dakës, një koment të shkurtër e ka bërë edhe analisti politik, Xhevdet Pozhari.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka finalizuar shkarkimin e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakës.
Paraprakisht, Osmani kishte provuar që ta shtyjë Dakën të japë dorëheqje, në këmbim të një mirënjohjeje nga Presidenca.
E, për shkarkimin e Dakës, një koment të shkurtër e ka bërë edhe analisti politik, Xhevdet Pozhari.
Duke ironizuar, analisti shkruan se, “Çdo fillim i bukur e ka një fund të hidhur. Me rëndësi kujtimet mbesin”.
Madje, ai edhe ka publikuar një foto të Dakës, ku shihet me ish-presidentin Thaçi.