1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Çfarë asociacioni ia kërkuan Kurtit mysafirët emisarë? (VIDEO)

Rekomandime

Emisari amerikan dhe ai evropian për dialogun, Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak, erdhën me porosi të qarta në adresë të autoriteteve kosovare.

Prijëse këtu është ajo për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si derivat i ujdisë së parë Kosovë-Serbi, e nënshkruar më 19 prill 2013.

- Advertisement -

Përfaqësuesit e Uashingtonit e Brukselit i kërkojnë Prishtinës zyrtare krijimin e një bashkësie komunale sipas “modeleve evropiane” të vetëqeverisjes, që i kanë disa shtete anëtare të BE-së. Bëhet fjalë për Belgjikën, Italinë e Zvicrën.

“Mendoj se ka potencial për të arritur një marrëveshje fituese për të dy palët. Nuk bëhet fjalë për çfarëdo federalizmi apo domosdo për një rrugë që e bën shtetin jofunksional, sikur e shohim në Bosnjë. Mund të jenë gjëra që e bëjnë shtetin të funksionojë më mirë sikur që ndodh në shumë shtete të federalizuara në Evropë. Nuk bëhet fjalë për ndryshime të kufirit apo ndarje, që Serbia i ka shtyrë përpara në të kaluarën. Do ishte e mundur të diskutohet për këtë nëse të dy palët janë të gatshme. Për momentin, ato nuk janë gati. Kjo çështje për momentin është abstrakte, gati ushtrim akademik,” tha për Klan Kosova Marko Prelec, analist i lartë në Grupin Ndërkombëtar të Krizave (ICG).

Nga ana e tij, ish-ministri i pushtetit lokal, Sadri Ferati, thotë se Kosova duhet të akomodojë kërkesat e komunitetit serb nëpërmjet krijimit të asociacionit.

- Advertisement -

Por, sipas tij, këto kërkesa duhet të pranohen nëse kanë për qëllim integrimin e assesi sikur synon Beogradi e disa aktorë tjerë serbë, atë që është deintegrim.

Kosova e Serbia nënshkruan marrëveshjen e parë për normalizimin e raporteve më 19 prill 2013. Shumica e pikave të kësaj ujdie kishin të bënin ekskluzivisht me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit