-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Çfarë e pyeti gazetari i huaj në gjuhën angleze dhe si u përgjigj Kurti?

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin, kanë mbajtur një konferencë për media pas numërimit të mbi 80 për qind të votave nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku VV duket se prin bindshëm në zgjedhjet parlamentare.

- Advertisement -

Pas konferencës që e zhvilluan së bashku me Osmanin në gjuhën shqipe, në mesin e turmë ishte edhe një gazetar i huaj i cili ia shtroi Kurtit një pyetje në gjuhën angleze.

I huaji e pyeti Kurtin se a do të mund ta formojë qeverinë i vetëm pa përfshirjen e partive tjera. Ndërsa lideri i VV-së ka thënë se më shumë gjasë qeveria e ardhme do të jetë pa përfshirjen e partive që kanë nevojë të reformohen në opozitë.

“Neve na nevojiten mbi 61 në mënyrë që ta formojmë qeverinë. Ne tashmë e kemi bërë koalicionin me Vjosa Osmanin dhe prej se e kemi bërë, këto zgjedhje ishin më shumë se zgjedhje – ishin një referendum dhe ne fituam sot”.

- Advertisement -

“Ne do të presim derisa të gjitha votat të numërohen dhe me shumë gjasë do ta kemi një qeveri pa përfshirjen e atyre që iu duhet ta reformojnë veten në opozitë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit