-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Çfarë është Lëvizja “Reichsbürger” që mohon shtetin në Zvicër, Gjermani dhe Austri

Rekomandime

Në vitin 2020, Asambleja e qytetit zviceran Zillis-Reischen (GR) ia mohoi të drejtën e nënshtetësisë një gjermani, përkundër faktit që bordi ekzekutiv (Vorstand) kishte urdhëruar që atij ti jepej nënshtetësia, shkruan televizioni zviceran “SRF”.

E gjithë kjo ka ndodhur për shkak se burri në fjalë ka qenë pjesë e Lëvizjes Reichsbürger, në takimet e së cilës ka mbajtur edhe ligjëratë, përcjell Gazeta Express.

- Advertisement -

Ka mjaftuar kjo për të mos bindur asamblenë e qytetit për të votuar për nënshtetësinë e tij, edhe pse ai është distancuar publikisht nga Lëvizja Reichsbürger.

“Është një ndjenjë pasigurie,” thekson burri që s’po merr nënshtetësinë.

Çfarë është Lëvizja Reichsbürger?

- Advertisement -

Lëvizja Reichsbürger mohon shtetësinë dhe janë aktivë në Gjermani, Austri dhe Zvicër. Ata nuk njohin strukturat shtetërore si drejtësinë ose ligjet, bile shtetin e llogarisin si “firmë private” që i shërben një elite “kriminale”. Kjo i shpie ata që të mos paguajnë taksat.

Kjo ka mjaftuar për t’u bindur shumica e asamblistëve, për të shpallur burrin gjerman të dyshimtë ndaj vlerave të Kushtetutës dhe që të mos i jepet nënshtetësia.

- Advertisement -

Gjykata Federale mendon ndryshe

Megjithatë, një hije shprese vjen për burrin në fjalë nga Gjykata Federale, e cila kërkon ti jepet një mundësi. Vendimi i asamblesë së qytetit ka ardhur pa një diskutim dhe pa hapa konkretë të refuzimit.

Është detyrë ligjore arsyetimi. Andaj nuk duhet të nëpërkëmbet e drejta e dëgjimit.

Ky lloj vendimi i Gjykatës Federale zvicerane mund t’u ndihmojë të gjithë emigrantëve shqiptarë, që në rast të refuzimit të nënshtetësisë, të kërkojnë një arsyetim me shkrim për shkaqet e refuzimit./Gazeta Express

Përktheu: Fitim Dika

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit