1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Çfarë është SWIFT dhe pse mund të jetë arma që i shkakton frikë në zemër Putinit

Rekomandime

Derisa Perëndimi kërcënon Rusinë me sanksione të paprecedentë që synojnë të pengojnë Presidentin Vladimir Putin të urdhërojë një pushtim të Ukrainës, ka diçka më të madhe që duket se shkakton frikë në zemër të Putinit: shkëputja e vendit nga sistemi bankar global, shkruan CNN, përkthen Periskopi.

Ligjvënësit amerikanë javët e fundit kanë sugjeruar largimin e Rusisë nga SWIFT, një rrjet i sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione financiare në mbarë botën.

- Advertisement -

Rusët janë përgjigjur duke thënë se dërgesat e naftës, gazit dhe metaleve në Evropë do të ndaleshin nëse kjo ndodh.

Nëse Rusia shkëputet nga SWIFT, atëherë ne nuk do të marrim valutë, por blerësit, vendet evropiane në radhë të parë, nuk do të merrnin mallrat tona – naftë, gaz, metale dhe komponentë të tjerë të rëndësishëm,” thonë nga Rusia.

Çfarë është SWIFT?

- Advertisement -

Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në mbarë botën u themelua në vitin 1973 për të zëvendësuar teleksin dhe tani përdoret nga mbi 11,000 institucione financiare. Ai është një ‘hidraulik’ thelbësor për financat globale.

Heqja e Rusisë nga SWIFT do ta bënte pothuajse të pamundur për institucionet financiare dërgimin e parave brenda ose jashtë vendit, duke shkaktuar një tronditje të papritur për kompanitë ruse dhe klientët e tyre të huaj — veçanërisht blerësit e eksporteve të naftës.

- Advertisement -

“Ndërprerja do të përfundonte të gjitha transaksionet ndërkombëtare, do të shkaktonte paqëndrueshmëri të monedhës dhe do të shkaktonte dalje masive të kapitalit”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit