2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Çfarë i tha Ministri grek Gërvallës para mediave për politikat e Erdoganit?

Rekomandime

Kryediplomati grek Nikos Dendias, në një konferencë për media, të enjten, në Athinë pas takimit me homologen kosovare Donika Gërvalla ka bërë një varg deklaratash për zhvillimet në rajon.

- Advertisement -

Ai ka folur për perspektivën europiane duke thënë se kjo është e vetmja alternativë e Ballkanit Perëndimor.

“Pikëpamja e jonë është se Ballkani Perëndimor duhet të shikojë drejtë se ardhmes jo në të kaluarën. Ballkani Perëndimor, të gjitha vendet e Ballkanit Peëndimor, duhet të kenë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e rajonit tonë më të gjeerë, jo vetëm në Ballkan” ka thënë Dendias.

Me këtë rast, ai, ka kritikuar Turqinë me të cilën Greqia shpesh ka raporte të tensionuara për politika “neootomane”

- Advertisement -

“Kthimi prapa në shekullin 19 nuk është opsion. Neootomanizmi që po duket se po shfaqet në rajonin tonë nuk është opsion. Me këto fjalë, Donikë e dashur, më lejo të të dëshiroj mirëseardhje në Athinë, të të falëndeorj për praninë tuaj këtu dhe të të dëshirë gjithë të mirat” ka thënë Dendias.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit