2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çfarë mund të ndodhë nëse Rusia mbyll tubacionet e gazit për Evropën

Rekomandime

Përshkallëzimi i tensioneve midis Rusisë dhe Perëndimit ka ngritur shqetësime për rrjedhën e gazit rus në Evropë. Rusia siguron gati gjysmën e gazit natyror për kontinentin. Çfarë nëse i mbyll rubinetat?

Disa analistë thonë se me gjithë përpjekjet, gazi rus do të jetë vështirë i zëvendësueshëm për Evropën së paku edhe për 10-15 vjet.

- Advertisement -

Nikos Tsafos ekspert për sigurinë energjetike në CSIS thotë se gazi rus është kritik për evropën dhe se për të ardhmen e afërt Evropa s’mund të funksionojë pa gazin rus.

“Gazi rus është kritik për Evropën, ai furnizon rreth 40 deri 45% të importeve të Evropës, për disa vende është më i rëndësishëm se të tjerët, realiteti është se për të ardhmen e afërt, Evropa s’mund të funksionojë pa gazin rus”, ka thënë ai për REL.

“Nëse ndërpritet vetëm gazi që kalon përmes Ukrainës do të ishte e menaxhueshme por nëse flasim për reduktim në zero të gazit rus në evropë atëherë do të ishte katastrofë”, ka thënë Tsafos.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit