1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çfarë ndodh me votën tuaj nëse e votoni Albin Kurtin dhe të tjerët që nuk janë certifikuar?

Rekomandime

Mijëra vota rrezikojnë të humbasin Lëvizja Vetëvendosje, AAK-ja, Nisma e subjekte tjera për shkak të kandidatëve të pacertifikuar nga ana e insitucioneve përkatëse e mos zëvendësimi i tyre nga subjektet politike me kandidatë të padënuar nga gjykatat.

- Advertisement -

Por votuesit mund të ngatërrojnë e votojnë edhe numrat e mbi njëzetë kandidatëve të pacertifikuar, e të cilët janë në listat e votimeve.

Këto vota mund të vlerësohen si të pavlefshme e që në zgjedhjet e fundit ishin rreth 21 një mijë.

Por akoma nuk dihet se çfarë do të ndodh me fletëvotimet ku rrumbullaksohen edhe numrat e kandidatëve të pacertifikuar.

- Advertisement -

Media ka kërkuar përgjigje rreth kësaj çështjeje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe subjektet politike të cilat nuk kanë zëvendësuar kandidatë, por që asnjëri nuk ka ditur të japii ndonjë përgjigje.

Të tregojmë se derisa institucionet përaktëse kanë refuzuar certifikimin e tre kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurtin, Albulena Haxhiun e Bajram Mavriqin.

- Advertisement -

Po ashtu i është refuzuar edhe certifikimi i tre kandidatëve për deputetë nga AAK-ja Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati.

Derisa është refuzuar edhe certifikimi i dymbëdhjetë kandidatëve për deputetë të Nismës Vesel Krasniqi, Besnik Berisha, Filloreta Bytyçi, Valentina Alijaj, Xhafer Berisha, Aziz Thaçi, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gërdellaj, Vehbi Avdullahaj, Endrit Shala dhe Ardian Nokaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit