1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çfarë parashikimi kishte para një muaji drejtori i ri i QKUK-së

Rekomandime

Valbon Krasniqi, i cili sot është emëruar si drejtor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), u bë i njohur për qytetarët nga fillimi i rasteve të para me virusin famëkeq Covid – 19, në muajin mars.

- Advertisement -

Si infektolog kryesorë në Klinikën Infektive të QKUK’së, Valbon Krasniqi, shpeshherë paraqitej në mediat vendore duke dhënë detaje për gjendjen e pacientëve, si dhe duke na bërë të ditur se si duhet të mbrohemi nga koronavirusi, masat që duhet ndërmarrë dhe elemente të tjera të rëndësishme për luftimin e tij.

Gjatë muajit maj kur në Kosovë pati filluar të zvogëlohet numri i rasteve të infektimeve me koronavirus, Krasniqi kishte paralajmëruar se vera po vjen dhe se nuk do të ketë raste të reja, sepse sipas tij pandemia do të largohej.

Ai me 24 maj kishte shkruar: “ZERO raste sot. Covidi-i po shkon, Vera po vjen. Urime Kosovë”

- Advertisement -

Por, si duket fatkeqësisht paralajmërim i sapo të zgjedhurit në pozitën e drejtorit të QKUK’së, doli të jetë i pasaktë.


Sot në Kosovë, numri i rasteve po rritet vazhdimisht, ku vetëm dje IKSHPK ka konfirmuar 152 raste të reja me koronavirus.

- Advertisement -

Po ashtu Qeveria e Kosovës për shkak të rasteve të reja ka vendosur masa kufizuese ndaj qytetarëve.

Ndryshe, në Kosovës deri më tani janë 3.508 raste pozitive, 1.902 të shëruar dhe 75 persona të vdekur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit