3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Çfarë po ndodh? Avionë Iuftarakë rusë me armë bërthamore ‘pushtojnë’ qiellin e Suedisë

Rekomandime

Sipas një raporti të ri, avionët luftarakë rusë që mbanin armë bërthamore hynë në hapësirën ajrore suedeze. Sipas TV4 News të Suedisë, një burim tha se lëvizja ishte një akt i qëllimshëm intimidues.

- Advertisement -

Rrjeti televiziv tha se 4 avionë rusë, 2 Sukhoi 24 dhe 2 Sukhoi 27, u ngritën nga baza ajrore e Kaliningradit më 2 Mars. Burimet zbuluan se avionët luftarakë ishin të pajisur me armë bërthamore “diçka që pilotët rusë e kishin të qartë që duhet ta tregonin”.

Për shkak të konfliktit në Ukrainë, Forcat Ajrore Suedeze thuhet se kishin një gatishmëri të shtuar dhe mund të parashihnin se pilotët po shkonin drejt qiellit mbi Gotland, ishull suedez në Detin Baltik.

Forcat e armatosura të vendit nuk pranuan të komentojnë zyrtarisht nëse avionët ishin të pajisur me armë bërthamore, por i thanë rrjetit televiziv se shkelja e hapësirës ajrore duket të ketë qenë e qëllimshme.

- Advertisement -

“ Ne e vlerësojmë si një veprim të qëllimshëm. Gjë që është shumë serioze, sidomos nga një vend në luftë. Ne e kemi analizuar incidentin dhe është e qartë se nuk mund të përjashtoj se mund të ketë qenë një shkelje e hapësirës në mënyrë aksidentale. Por gjithçka tregon se në fakt ka qenë e qëllimshme”, tha shefi i Forcave Ajrore Carl-Johan Edstrom.

Shkelja e territorit suedez zgjati për rreth 1 minutë, shtoi raporti.

- Advertisement -

Suedia, e cila është neutrale dhe jo anëtare e NATO-s, kishte vendosur në gatishmëri dy avionë luftarakë JAS 39 Gripen që thuhet se kanë marrë imazhe të avionit rus që konfirmoi se ishin të pajisur me armë bërthamore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit