Dy shpërthime të fuqishme kanë shkundur Abu Dhabin. Njësi të shumta të policisë dhe ekipe të shpëtimit janë parë në qendër të qytetit – duke bërë që të mbyllen shumë rrugë.
Sipas informatave jozyrtare, shpërthimi i parë është dëgjuar duke ardhur nga një qendër tregtare. E një prej shpërthimeve është filmuar me kamerë amatore dhe atë nga kulmi i një hoteli.
Madje qytetarë të shumtë të pushtuar nga paniku, po besojnë se mund të jetë sulm me raketë apo dron kamikaz. Në një prej videove shihet se ka reaguar mbrojtja kundërajrore, transmeton Telegrafi.
“Urgjent, shpërthim në Abu Dhabi. Dyshohet se janë shkrepur raketa mbi qytet”, dëgjohet duke thënë një dëshmitar okular.
Video tjera shfaqin policinë dhe veturat e ndihmës së shpejtë, duke lëvizur në drejtim të vendeve ku kanë ndodhur shpërthimet.
Deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar, se çfarë mund të ketë shkaktuar shpërthimet apo nëse ka të lënduar.
🔴SON DAKİKA | #SedatPeker’in yaşadığı Birleşik Arap Emirlikleri’nin başkenti Abu Dabi’de, bir otelin kral dairesine füze saldırısı düzenlendi. pic.twitter.com/i5LZYxZw7q
— Erhan Akbaş (@akbaserhan) February 8, 2022