1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çfarë skenari kishte Serbia dje në Kosovë? Pamjet 1km brenda territorit tonë!

Rekomandime

Gjatë ditës së djeshme, pjestarë të xhandarmërisë serbe kanë hyrë në territorin e Kosovës, saktësisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Policia e Kosovës ka folur për Indeksonline duke thënë se njësitet policore kufitare kanë reaguar duke shkuar dhe patrulluar tek vendi ku është raportuar rasti, dhe se është njoftur KFOR-i, pasi që mandatin e sigurisë së zonës së kufirit me Serbinë, ende e ka KFOR-i.

- Advertisement -

Më poshtë pamjet, se si xhandarmëria serbe u fut në tërritorin e Kosovës, përreth restorantit “Oxygen”, 1km brenda territorit tonë!

Në lidhje me këtë ka pasur reagime të shumta, ndërsa kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati u ka nisur shkresë zyrtare Presidentit të Kosovës, Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes e atij të Punëve të Brendshme, që konform kompetencave të tyre të veprojnë në këtë drejtim.

- Advertisement -

Kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se do të veprojnë në përputhje me Kushtetutën, ndërsa qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve.

Indeksonline ka kontaktuar edhe me Ministrin e Mbrojtjes, Anton Qunin i cili ka konfirmuar se që nga mbrëmë kanë nisur mbledhjen e detajeve rreth veprimit të xhandarmërisë serbe në territorin tonë.

- Advertisement -

Ai tregon se për rast pati një bisedë direkte edhe me komandantin e forcave të NATO-së në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Michele Risi.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, përmes një shkrimi ka thënë se veteranët e UÇK-së nuk kanë luftuar që të shohim Xhandarmërinë serbe të futet në territorin e Kosovës sa herë të dojë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit