1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Çfarë tha Kurti në seancën solemne që e bëri opozitën ta lëshojë sallën

Rekomandime

Gjatë fjalimit të tij në seancën solemne për Pavarësinë, kryeministri Albin Kurti, pasi përmendi të arrituar që, sipas tij, janë bërë gjatë qeverisjes aktuale, ka folur rreth mediave dhe për ata që nuk pajtohen me të.

Përfshirja i krejt këtyre temave në fjalimin e seancës për përvjetorin e Pavarësisë duket se i bëri deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, ta braktisin sallën dhe kryeministrit Kurti, i cili po mbante fjalim në atë moment.

- Advertisement -

Së fundmi ka pasur shumë reagime, edhe ndërkombëtare, për sulmet ndaj mediave dhe kryeministrit Albin Kurti ka zgjedhur që në seancën solemne për 14 vjetorin e Pavarësisë, të flasë për to. Gjatë fjalimit të tij, ai tha se “dezinformatat” rrënojnë besimin në media të lira dhe të pavarura.

Para kësaj pjese, Kryeministri foli për të sukseset që ai konsideron se janë arritur me Qeverinë e tij. Pastaj foli për rolin që të tjerët e kanë për ta ruajtur demokracinë e vendit. Këto tema duket se i irrituan deputetët e opozitës. Dikush nga ta u dëgjua t’i thotë se pse po fliste për to në seancën solemne për përvjetorin e Pavarësisë. Kurti po vazhdonte të fliste për mediat në ato momente.

“Është detyrë e Qeverisë që punët t’i bëjë në dritën e diellit dhe të rrisë transparencën, por Qeveria e vetme nuk mbrojë demokracinë nga dezinformatat. Kjo është detyrë e secilit. Njëjtë siç korrupsioni në institucione publike rrënon besimin e qytetarëve në demokraci e në qeveri, dezinformatat rrënojnë besimin në media të lira e të pavarura. E, një demokraci pa media të lira e të pavarura është çdoherë në rrezik”, tha Kurti, ndërsa fundi i këtyre fjalëve po shoqërohej me disa zëra të deputetëve të opozitës.

- Advertisement -

Ai më pas tha se e respekton tubimin dhe protestën, edhe kur ajo bëhet kundër tij. Por, këto fjalë nuk ia dëgjuan deri në fund, sepse opozitarët veçse liruan të gjithë sallën.

“Ne jemi shtet demokratik. Kushtetuta jonë mbron lirinë e shprehjes e fjalën e lirë. Njëjtë siç mbron lirinë e tubimit dhe të protestës. Si kryeministër i vendit, e kuptoj dhe e pranoj, që njerëzit të thonë lloj-lloj gjërat, çdo ditë, për mua. Dhe, unë do të mbroj të drejtën e tyre për ta bërë këtë. Sepse, lufta jonë për liri, nuk ishte vetëm luftë për t’u çliruar nga okupimi, por për të jetuar të lirë. Pra, kemi luftuar që të mbrohet e drejta e secilit për të shprehur qëndrimet e saj e të tij, edhe kur nuk pajtohemi me to, veçanërisht kur nuk pajtohem”, tha Kurti.

- Advertisement -

Fundin e fjalimit të tij e dëgjuan vetëm deputetët e mesit të sallës, ku ulën ata të shumicës parlamentare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit