1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Çfarë thuhet në dy nenet e ligjit për UÇK’në që po e kundërshtojnë ambasadat?

Rekomandime

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kundër miratimit të Projekt-Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK’së në Kuvend, meqë sipas tyre në formën si është shkruar, cenon të drejtën e lirisë së fjalës dhe është edhe kundër frymës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka bërë dy reagime lidhur me një projekt-ligj të tillë të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës e të përkrahur edhe nga qeveria e Avdullah Hotit.

Megjithatë, kreu i Organizatës së Veteranëve të UÇK’së, Hysni Gucati, në një bisedë telefonike në RTV Dukagjini në emisionin “Debat”, ka thënë se për amerikanët janë problematike vetëm dy nga nenet e projekt-ligjit.

Siç ka rrëfyer Gucati nga takimi që ka pasur me Philip Kosnett, Neni 5 dhe Neni 9 janë të papranueshëm.

- Advertisement -

“Me ambasadorin kam biseduar 1 orë e 15 minuta. Ai është një djal i dëshmorit që i çmon vlerat e luftës. Ambasadori i Amerikës, Kosnett ka qenë kundër Nenit 5 dhe Nenit 9, asnjë nen tjetër ambasadori amerikan në takimin me mua nuk e ka kundërshtuar. Edhe këshilltari i tij në dy biseda virtuale që i kam pasur e ka pasur të njëjtin mendim për Nenin 5 dhe Nenin 9”, ka thënë Gucati.

Gucati thotë se në takimin e gjatë që ka pasur me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Kosnett i ka thënë se që Neni 5 i Projekt-Ligjit për UÇK’në e cenon fjalën e lirë.

- Advertisement -

Por çfarë thuhet saktësht në Nenin 5 dhe 9 të Projekt-Ligjit.

Neni 5 specifikon se “çdo zyrtar publik dhe qytetar i Republikës së Kosovës detyrohet ti respektoj dhe mbroj vlerat e luftës të përcaktuara me këtë ligj në çdo kohë dhe çdo rrethanë brenda dhe jashtë vendit”

Vlerat e luftës në këtë Projket-Ligj janë specifikuar në Nenin 3, dhe mos respektimi i tyre sipas Nenit 9 mund të sanksionohet edhe me burg, meqë Neni 9 thotë se “shkelja e dispozitave të këtij ligji sanksionohet sipas legjislacionit në fuqi”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit