3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Cila është përparësia e Memli Krasniqit ndaj Lumir Abdixhikut? Flet Kadaj-Bujupi

Rekomandime

Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi thotë se procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të PDK’së ishte ‘i mërzitshëm’. Ajo ka komentuar edhe zgjedhjen e Memli Krasniqit si kryetar i ri.

Kadaj-Bujupi thotë në Pressing se Krasniqi s’mund të bëjë reformë thelbësore në PDK.

- Advertisement -

“Nëse pritet se ka me bo reformën duke i kundërshtu ose thelbësisht ka me mbërri me u shkëput gabim është. Është tepër me prit prej Memlit se s’mundet me bo askush, as Memli as të tjerët”, thotë Kadaj-Bujupi.

Por ajo mendon se Krasniqi ka përparësi në raport me Lumir Abdixhikun e LDK’së.

“Unë mendoj se në raport me LDK’në dhe me Lumirin, Memli ka me pas përparësi për dy arsye. Lumirin sa herë ta shohim na kujtohet që ka qenë në grup me Vjosën, dikush që e ka përkrah Albinin dhe në momentin e fundit është shkëput edhe është përshtypja se është shkëput sepse i është ofruar diçka në LDK dhe ka vazhdu rrugëtimin në LDK. Afërsinë me pushtetin Lumiri e ka shumë më të madhe se Memli”, tha Kadaj-Bujupi.

- Advertisement -

“Ndërkohë Memli prej fillimit e ka kundërshtu, vazhdon me luftu pushtetin dhe mendoj se kjo është përparësia e tij. Betejën e kanë Lumiri e Memli në këtë fazë për me pa kush po dominon me ardh në shprehje si një lider i opozitës brenda parlamentit”, shtoi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit