4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Cilët do të jenë ministrat e Nismës në Qeverinë Hoti?! Flet Haxhi Shala!

Rekomandime

Edhe pse Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë artitur marrëveshje për koalicion në qeverinë e ardhshme të Kosovës, kjo e fundit ende nuk i ka nxerrë emrat konkret për ministra, shkruan GazetaBlic.

- Advertisement -

Këtë për GazetaBlic e ka konfirmuar deputeti i kësaj partie, Haxhi Shala.

Shala thotë se Nisma ende nuk i ka emrat e ministrave për qeverinë e re, por kjo gjë pritet të përfundojë nesër, kur edhe do të publikohen emrat pjesë të kabinetit qeveritar nga kjo parti, në qeverinë e Hotit.

“Emrat nuk i di, Nisma ende nuk i ka përzgjedhë emrat e ministrave, nuk i ka ata, por kjo punë pritet të kryhet nesër dhe pastaj i publikojmë”,tha Shala për GazetaBlic.

- Advertisement -

Gjatë ditës së sotme në media është lakuar edhe emri i djalit të Fatmir Limaj, Durim Limaj, si ministër në ardhje, por që i njëjti e ka mohuar këtë mundësi.

Ai ka thënë se nuk do të jetë pjesë e qeverisë në ardhje.

- Advertisement -

“Jo, nuk është e vërtetë. Ajo çka po thuhet është dezinformatë”, ka thënë Durim Limaj.

Pas nënshkrimi të marrëveshjes mes LDK-së dhe NISMA-s, lideri i kësaj të fundit, Fatmir Limaj, pati deklaruar se Nisma do ti ketë dy ministri dhe një zëvendëskryeministër në qeverinë e Hotit.

“Ne do të kemi dy ministri dhe zëvendëskryeministrin, por primare në këtë qeveri do të jetë menaxhimi i pandemisë dhe pako fiskale”, ishte shprehur Limaj.

Qeveria Hoti pritet të votohet javën e ardhshme pasi Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i dha të drejtë Presidentit për rastin e drkretimit të Avdullah Hotit për Shef të Qeverisë.Qeveria e re prite të formohet nga LDK, AAK, NISMA dhe minoritetet ndërsa PDK dhe VV do të mbesin në opozitë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit