0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Cili është formulimi që LDK po ia kërkon Vetëvendosjes për Presidentin?

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërcënuar të enjten se nëse nuk e marrin të drejtën për ta nominuar kandidatin për President të vendit nga marrëveshja me VV’në, atëherë do të shkojnë në opozitë. Këtë kërcënim e ka bërë Lutfi Haziri, ndërsa Nënkryetari i LDK’së Avdullah Hoti ka precizuar se çfarë po kërkojnë saktë nga Vetëvendosje. Ai thotë se nga marrëveshja e tanishme e duan zotimin që LDK ta propozojë kandidatin për President kur të vijë koha.

- Advertisement -

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në intervistën e tij të fundit në Pressing të T7, kishte deklaruar se në bisedimet për koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës është duke e kërkuar me ngulm pozitën e presidentit të vendit.

Sipas tij, kjo kërkesë e LDK’së ka qenë befasuese dhe e ka habitur madje Albin Kurtin, i cili takimin e fundit me Isa Mustafën e ka mbyllur me mospajtimin për çështjen e presidentit.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, i cili ka qenë edhe pjesë e grupit punues të LDK’së në harmonizimin e programit me Vetëvendosjen ka treguar se çfarë po i kërkon LDK partnerit të saj.

- Advertisement -

Hoti në një paraqitje televizive mbrëmë ka thënë se kërkesa e LDK’së është që ta propozojë emrin kur të vijë koha e zgjedhjes.

“Atë që po themi ne është që propozimi i kandidatit për president të vendit të presidentit të vendit vjen nga Lidhja Demokratike”, ka thënë Hoti, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Këtë kërkesë që LDK të propozojë emrin për president Hoti e krahashon me situatën në të cilën gjendet Vetëvendosje. Sipas tij partia e Kurtit do të duhet të propozojë kandidatin për kryeministër, dhe një propozim i tillë do të marrë mbështetjen e LDK’së, meqë ka qenë premtim parazgjedhor.

‘Sikur që po themi që propozimi i kandidatit, mandatarit për kryeministër vjen nga Lëvizja Vetëvendosje. Sepse Vetëvendosje nuk e ka fituar postin e kryeministrit me vota, me vota do ta kishte fituar sikur t’i kishte 61 mandate. Kjo është diferenca, kemi respektuar një zotim parimor që e kemi dhënë si LDK, që partia që del e para në zgjedhje i takon pozita e kryeministrit dhe ne do ta mbështesim kandidatin e tyre”, është shprehur Hoti.

“Posti i presidentit është pjesë e marrëveshjes. Duhet të dakordohemi. Deputetet e Kosovës janë zgjedhur nga qytetarët, kanë përgjegjësi kushtetuese që të zgjedhin të gjitha institucionet që burojnë nga Kushtetuta, përfshirë edhe presidentin. Një shumicë parlamentare që formon qeverinë e ka për obligim të zgjedh edhe presidentin”, është shprehur zyrtari i LDK’së.

Përveç këtyre, Hoti ka thënë se asnjëra prej kërkesave të LDK’së nuk është kushtëzim, dhe se nuk e ka kushtëzuar për asgjë Vetëvendosjen.

“Jo absolutisht nuk është kushtëzim. Nuk janë kushte. Ne jemi duke biseduar që dy muaj me një partner të mundshëm në mirëbesim, duke u dakorduar në të gjitha fushat”.

Sido që të jetë çështja e Presidentit i ka komplikuar punët sa shumëkush po vlerëson se dy partitë nuk do ta bëjnë fare qeverinë. Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri që mbrëmë në rrjetet sociale si me shaka u prezantua si kandidat për president, tha se partia e tij do të shkojë në opozitë nëse se merr postin e President. Sot, ndërkaq deputeti i VV’së Hekuran Murati, duke iu referuar deklaratave të Vjosa Osmanit, ia kujtoi LDK’së që para zgjedhjeve nuk e kërkonte këtë post. Megjithatë, mbetet të shihet se cila do të jetë zgjidhja rreth kësaj çështjeje dhe kush do të lëshojë pe. Ambasadori amerikan Philip Kosnett, në mes të këtyre debateve, ka përjashtuar mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje duke thënë se VV dhe LDK do ta formojnë një qeveri efektive.

Të hënën ka qenë takimi i fundit Kurti-Mustafa, ndërsa nga dy taborët paralajmërojnë takime të tjera në të cilat dy liderët do të bëjnë përpjekje për arritjen e një pajtueshmërie për ndarjen e përgjegjësive.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit